Pas rendit dhe qetësisë 4500 banorët e Lazaratit kanë tashmë një qendër të re shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë ka restauruar Poliklinikën e fshatit e cila tashmë mund të ofrojë të gjitha shërbimet shëndetësore të parësorit. Ministri Beqaj ka qenë në Lazarat ku dhe premtoi fuqizimin e shërbimit parësor në të gjithë vendin.