Skema e re e pensioneve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma e pensioneve nuk do të ndikojë ata të cilët kanë dalë tashmë në pension. Gjatë sqarimeve që Ministria e Mirëqenies Sociale bëri përballë deputetëve të Komisionit të Ekonomisë se si skema e re do të prekë kategori të veçanta, ministri Veliaj tha se pavarësisht kontributeve të pakta që kanë dhënë në vite, për ata që janë sot në pension nuk do të ketë ulje, madje sipas politikave të qeverisë mendohet vetëm për rritje. Skema që hyn në fuqi në vitin 2015,synon të nxisë fillimisht zhdukjen e infromalitetit. Duke qënë se tashmë pensioni do të bazohet jo vetëm mbi pagën e viteve të fundit, por në bazë të kontributeve që janë paguar gjatë gjithë kohës së punës. Sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale, sërish pensioni do të dalë më i madh se ai që është sot. E vetmja pakënaqësi që kanë patur deputetët e mazhorancës lidhej me përfitimin e pensionit në momentin kur merr lejen. Deri tani gropa që duhet të mbushë shteti për deficitin që krijon skema e pensioneve ka arritur në 430 milionë lekë në vit, sa dyfishi i investimeve publike. që në vitin e parë skema e re parashikon ta që të ulë këtë subvencion në 220 milion dollarë.

Share This Video


Download

  
Report form