Naço i përgjigjet Gjonit: Akuzat jo politike, por për shkelje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë Nasip Naço reagon ndaj deklaratave të një ditë më parë të anëtarit të KLD Gjin Gjoni, i cili i konsideron si sulme politike akuzat ndaj tij. Kreu I dikasterit të Drejtësisë u shpreh se Gjoni spekulon kur flet për luftë politike, pasi verifikimet për pasurinë, janë ato që kanë bërë që të ngrihen akuza për gjyqtarin. "Gjini është aq i vogël sa nuk mbulon dot diellin me shoshë. S'kam asgjë personale me Gjnin, ai e ka me veten e vet, pasurinë e vet, pyetja i bëhet për pasurinë dhe ai përgjigjet politikisht. Në deklaratën e tij dje fliste për presione të hapura ndaj familjes së tij, nga njëra anë tha se ministri nuk i provoi akuzat, dhe pastaj thotë se i vendosen gjoba në biznes. Kjo bie në kundërshtim dhe konflikt interesi në detyrën e tij si gjyqtar. Si kishte mundësi që bashkëshortja e tij në vitet 2009-2011 ka pasur një humbje prej 500 mln lekë, dhe pas martesës, fitoi 300 mln lekë, po prapë diferenca ngeli 200 mln lekë. Verifikimi ndaj Gjonit ka filluar muaj më parë"- është shprehur  Naço.

Share This Video


Download

  
Report form