Avokatët e shtetases suedeze Ana Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Velija, që prej katër vitesh po zvarritet nga gjykatat për një dëshmi trashëgimie, i bëjnë apel Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të inspektojë të gjithë fatin e kësaj dosjeje, e cila ka shënuar 13 dorëheqje gjyqtarësh në shkallën e parë, duke bllokuar gjykimin tej çdo afati të arsyeshëm.