KLD kundërshton projektligjin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Larte i Drejtësisë ka kundërshtuar projektligjin për KLD te paraqitur nga qeveria. Ne një letër qe nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa i ka dërguar ministrit te drejtësisë Nasip Naço dhe Kryetarit te Komisionit te Ligjeve Fatmir Xhafa, ai argumenton se ky draft ka probleme kushtetues pasi krijon një konflikt te pastër mes Parlamenti dhe Këshillit. E meta kryesore e këtij projektligji, në vlerësimin e anëtarëve është fakti se ka probleme të rënda kushtetuese. Në këtë kontekst, me këto ndryshime ligjore, cenohet" Parimi i ndarjes së pushteteve, konkretisht marrëdhëniet ndërmjet Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Parlamentit apo marrëdhëniet midis Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe ekzekutivit. Me këto ndryshime ligjore i hiqet e drejta Këshillit të Lartë të Drejtësisë të verifikojë mandatin e anëtarit të KLD të zgjedhur rishtas. Verifikimi i mandatit të një anëtari të ri të tij, është një e drejtë substanciale, në kuadër të pavarësisë kushtetuese institucionale që ka çdo organ kushtetues. Heqja e kësaj të drejte krijon konflikt të pastër kompetencash midis Parlamentit me Këshillin e Lartë të Drejtësisë apo Konferencës Gjyqësore në një rast tjetër. Në këto ndryshime ligjore Këshilli i Lartë i Drejtësisë konstaton një synim për të marrë kompetencat e një organi kushtetues. Tentativa dhe marrja e kompetencave të organeve kushtetuese është një rrezik serioz ndaj parimeve bazë të shtetit të së drejtës

Share This Video


Download

  
Report form