Ka përfunduar pa marrëveshje takimi i së hënës mes koalicionit pas zgjedhor LDK-së, AAK-së, Nisma dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Pas takimit që zgjati dy orë, Kurti tha se arsyeja e mosarritjes së marrëveshjes është se ekziston një mospërputhje midis dakordimeve verbale në takime dhe gatishmërisë për t'i vënë ato në letër dhe për t'i nënshkruar.