http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me nje sipërfaqe prej 12 mije e 570 hektarësh, ky është parku kombëtar detar Karaburun Sazan. Ai është shpallur i tille qe ne vitin 2010 me një vendim te Këshillit te Ministrave, duke e kthyer ketë zone ujore, si një nder me te rëndësishmet ne vend persa i përket shumëllojshmërisë te florës dhe faunës, por edhe atraksioneve arkeologjike ne bregdet dhe nënuje. Porti i Vlorës është pika e nisjes nëse dëshironi te vizitoni këtë park përmes anijeve te vogla, ku një personi i duhet te paguaje nga 2 mije e 500 deri ne 3 mije leke. Me te mbërritur ne Karaburun, plazhi i Shën Vasilit është një nga ndalesat qe mund te bëni per te shijuar detin dhe zhytjet. Menaxhimi i duhur i ndërtimeve qe bëhen këtu është mesazhi qe japin specialistet e mjedisit. Duket se Ishullin e Sazanit dhe Karaburunin i njohim vetëm nga harta, por tashme është koha t'i zbulojmë ata nga afër.