Gjendet i mbytur shqiptari që kaloi ilegalisht kufirin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një i ri nga fshati Pojan i Fierit është gjetur i mbytur nga policia greke ne Igumenice, ndërsa shoku i tij deklarohet i humbur nga familja. 28-vjecari Kristian Çollhai dhe Eri Pelivani 22 vjeç, ishin nisur për te kaluar ilegalisht kufirin. Nje dite me pare policia greke ka gjetur te mbytur 28- vjeçarin Çollhai.Te aferimit e tij kërkojnë ndihme nga shteti pasi e kane te pamundur financiarisht te tërheqin trupin e djalit te tyre. Ndërkohe familjaret e 22- vjeçarit Eri Pelivani kane bere denoncimin ne policinë e Fierit per zhdukjen e djalit. Prej 10 ditësh qe kur u nis për ne Greqi, ai ka humbur kontaktet me familjen. Nena e tij kërkon ndihme nga policitë e te dy vendeve, pasi trembet se djali mund te këtë pësuar te njëjtin fatin si shoku i tij. Sipas familjareve djemtë nga Pojani ishin nisur bashke me dy te rinj nga Durrësi për te shkuar ilegalisht ne Greqi. Por policia e shtetit fqinje ka deklaruar se ka gjetur pranë Igumenices vetëm trupin e Kristian Collhait, ndërsa nuk kane gjetur gjurme te tjera.

Share This Video


Download

  
Report form