Me një paragraf të parë kushtuar pritjes ende kumbuese në veshët e Perëndimit që iu bë Sekretarit Amerikan të Shtetit James Baker në rrugët e Tiranës së vitit 1991, ilustrim i etjes së vendit të porsadalë nga komunizmi për të prekur realitetin e përtej kufijve, The Guardian nis një artikull të gjatë kushtuar atij që e përshkruan si njërin prej kryeqyteteve më të ndotura të Europës dhe përpjekjes ndoshta të pavetëdijshme për t'u shkëputur nga e kaluara e varfërisë dhe izolimit me një dashuri skllavëruese për makinat.