http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbledhja e perjavshme e grupit parlamentar democrat eshte fokusuar tek performance e qeverise rama ne 300 ditet e para te mandatit. lideri i opozites lulzim basha ka analizuar rendin public dhe ekonomine per te provuar se qeveria ka deshtuar. Ne fushen e rendit dhe sigurise publike sipas bashes shifrat e vrasjeve dhe aksidenteve jane me te larta se ne vitin 2013 kur qeverisnin demokratet LULZIM BASHA KRYETAR I PD-së Për ne është e qartë se akoma më keq do ta bëjnë qëkurse festojnë dështimin dhe shpërndajnë medalje për njëri-tjetrin në festat e tyre të mbyllura, si të mos jetonin në realitetin dhe me realitetin e vështirë të shqiptarëve, por në një realitet virtual që me Shqipërinë nuk ka asnjë lidhje. Dhe ja ku mbërrriti atentati i tmerrshëm mafioz kundër Artan Santos mu në mes të qendrës poltike-administative dhe financiare të kryeqytetit Kjo vrasje ka dhënë mesazhin e rendë se krimi nuk e llogarit fare rendin e kësaj qeverie dhe godet kur të dojë e ku të dojë. Kjo është e vërteta e rendit.Ndersa ne fushen ekonomike Basha ka deklaruar se te ardhurat jane ne renie dhe papunesia ne rritje; duke argumentuar se qveria ka deshtuar edhe ne kete sektor Tablloja e zymtë e një ekonomia të mekur dhe në mosbesim të pandryeshueshëm ndaj qeverisë, edhe tani pas treqind ditëve, është pasqyra më e saktë e paaftësisë së saj për të drejtuar ekonominë e vendit. Duhet ta kemi vazhdimisht në vemëndje se prapa shifrave të përkeqësuara në limite është rrokullisja që vazhdon, janë mijëra perspektiva të mbyllura, mijëra vende pune të humbura për burrat, gratë, të rinjtë e të reja, mijëra pritshmëri e shpresa të papërmbushura, mijëra e mijëra halle që nuk qahen, nuk shërbehen, nuk zgjidhen, është drama e shumicës së qytëtarëve dërmuese të qytetarëve shqiptarë nën qeverisjen e mashtrimeve dhe dështimeve.Por mbledhja e perjavshme e grupit u shoqerua edhe me incidente, pasi u fiken dritat per disa minuta; fakt ky qe u shfrytezua nga demokratet per te artikuluar akuza te reja ndaj qeverise