Greqia ka vënë në dispozicion 20 zona për kërkimin e naftës dhe gazit në detet e saj. Sipas Ministrisë greke të Energjetikës, së cilës i referohet gazeta greke "To Ethnos", janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate të cilat do të tenderohen brenda pak ditësh.