http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kete vend ne periferi te Korçes prehen 640 ushtarë francezë të rënë gjatë Luftës së Parë Botërore. Ata kujtohen sot një shekull pas kësaj lufte, per kontributin në shpalljen e krahinës autonome të Korçës. Historianet tregojnë se prania e ushtareve franceze ka dhene nje ndikim me te gjere. Lufta e ushtareve franceze konsiderohet nga bashkia e korces si pjese e histories se qytetit, ndaj dhe varrezat jane përfshirë ne guidat lokale per ata qe duan te njihen me mire me zonen. Këtë e ka vlerësuar edhe ambasadorja franceze në Tiranë. Varreza e ushtarëve francezë eshte pjese e historisë se qytetit te Korçes dhe duhet të tregohet nga guidat turistike si nje vend per t'u vizituar. Mendoj se kete vere dhe gjate viteve te ardhshme, vizitorët e kesaj varreze ne kuadrin e perkujtimit te njëqindvjetorit te Luftes se Pare Boterore do te jene te shumte. kjo mundësohet edhe nga vendosja e tabela informuese të vendosura në hyrje të këtyre varrezave në frëngjisht dhe shqip. Në këtë hartë janë paraqitur rrethanat në të cilat kanë vdekur ushtarët e vendosur në këtë vend. Eshtrat e 640 ushtareve franceze jane vendosur në këtë varrezë ne vitin 1938.