https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Kush ka makinë e celular, paguan "urgjencat" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti i ri 2015 do të sjellë edhe detyrime të reja për të paguar për të gjithë qytetarët. Çdo qytetar që ka në pronësi një makine, kur të kryejë pagesën e taksave vjetore të mjetit të tij, do të paguajë edhe një detyrim shtesë. Qeveria ka parashikuar që për çdo automjet veturë të paguhet një tarifë ekstra prej 1 mijë lekësh në vit, ndërsa për mjetet e rënda do të paguhet 1500 lekë. Përjashtim nga kjo pagesë do të bëjë makinat bujqësore, automjetet e invalidëve, të verbërve si dhe ato të veteranëve të luftës. Paralelisht me këtë tarifë, do të ketë edhe një detyrim të ri. Të gjithë qytetarët që kanë në përdorim një kartë celulare do të paguajnë 50 lekë në vit. Projektligji i cili pritet të diskutohet në kuvend ka si qëllim që të mbledhë fondet e nevojshme për të përballuar shërbimin e urgjencës spitalore. Këto ndryshime janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe sipas të dhënave efekti financiar i tarifave shtesë arrin në 627 milion lekë. Nëse tarifa për automjetet paguhet aty ku bëhet kontrolli teknik i makinave,për kartat celulare me parapagesë tarifa do të parapaguhet nga operatori celularë, ndërsa për numrat me kontratë, shlyerja e këtij detyrimi do të kryhet kur abonenti bën pagesën mujore. 2014 Është konsideruar si një vit i vështirë për sa i përket realizmit të mbledhjes së të ardhurave. FMN ka sugjeruar se nëse treguesit fiskal nuk do të realizohen atëherë qeveria do të duhet të gjejë burime shtesë, çka nënkupton rritje të mëtejshme të taksave apo tatimeve.

Share This Video


Download

  
Report form