Rama: Faleminderit Policisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

Ne një ceremoni te zhvilluar ne Pallatin e Brigadave, Rama, tha se ishin ata qe i ngritën kokën lart Shqipërisë. "Dhe për qershinë mbi tortë, siç ishte superaskioni i Lazaratit. Respekte, respekte! E di mirë se si ka qenë puna juaj. Dëshiroj me zemër, se si ashtu nga minuta e parë e deri më sot, unë e ministri Tahiri të jemi në krye të detyrës, nuk do jeni vetëm. Do jemi deri në fund pranë jush, të bëjmë gjithçka që jeta juaj të bëhet më e mirë dhe kushtet e punës të jenë më të mira. Kjo pasi është lufta e fëmijëve tanë, e foshnjave që lindin sot dhe që pa as më të voglin dyshim meritojnë një jetë më të mirë."- tha Rama.
Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, aksioni ne Lazarati tregoi se ka ndryshuar vullneti për te rilindur policinë e shtetit dhe për te luftuar boten e krimit, e cila sipas tij deri dje kishte mbështetje politike.
"Ngritën perandorinë e hashashit nën hundën e shtetit. Lazarati aty ka qenë dhe aty ishte kriminelët aty kanë qenë policia e shtetit sigurisht por ka ndryshuar vullneti për të rilindur Policinë e Shteti. Për të luftuar botën e krimit. Vullneti për të bërë shtet. Ndaj faleminderit ju djem e vajza të Policisë së Shtetit që sakrifikuat ditë e natë për ti treguar shoqërisë se ne e rilindëm dhe e ngritëm në këmbë Policinë e Shtetit".
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i policisë Artan Diti tha, se operacioni ishte meritë të efektivëve të policisë.
"Kush nuk i ka provuar, s'mund të kujtojë çastet kur vihet në rrezik jeta, janë çaste sublime. Të vërsulën apo të largohen. Këtë radhë të gjithë ishin drejt vërsuljes. Vetëm ky instinkt të frymëzon deri në këtë pikë, se nuk sakrifikon për një ideal, por një ideal më të madh. Ky është një instinkt që e gjejmë shumë radhë ditën e sotme. Mund të kishit lënë dhe kokën, pa vrarë mendjen se kush del i pari. Ju jeni vlera e këtij operacioni dhe ndaj e meritoni këtë ceremoni". Në fillim të aktivitetit shfaqur në monitor disa nga momentet më të rëndësishme gjatë ndërhyrjes së policisë në Lazarat.

Share This Video


Download

  
Report form