http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pak orë pak marrjes në kontroll të plotë të Lazaratit nga forcat e policisë, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në qendër të fshatit. Sipas tij, Lazarati tashmë është një fshat si gjithë të tjerët në Shqipëri, por ministri i ka bërë një apel Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas tij i është përgjigjur shumë ngadalë ritmit të policisë. Më herët, edhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Artan Didi ka deklaruar se organi i Prokurorisë nuk është i pranishëm në terren, aty ku janë provat e krimit. Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka nisur drejt Gjirokastrës prokurorë të Krimeve të Renda. Mësohet se po paraditen e të premtes, janë nisur drejt Lazaratit dhe Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Renda dhe Drejtori i Hetimit në organin qendror të akuzës. Ndërsa policia i bën apel prokurorisë të vijojë hetimet me fiksimin e provave materiale, dhjetëra të tilla janë grumbulluar edhe gjatë kësaj të premteje nga forcat speciale. Pas kontrollit të 105 ambienteve, banesa, stane e magazina, u gjeten dhe u asgjësuan rreth 7.5 ton marijuanë si dhe rreth 26 mijë rrënjë kanabis sativa. Policia sekuestroi gjithashtu 32 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, dy armë të vjetra, 2 mitroloz, 1 antitank, 1 granatahedhës, granata e tritol si dhe mijëra municione. Pese makina u gjeten te mbushura plot me armatim e municion, ndërsa 10 automjete të tjera të bllokuara dyshohet se përdoreshin nga trafikantët.