http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministritë që nuk kanë kryer investime dhe cilat prej tyre kanë patur një ecuri me positive janë disa. Bie në sy ministria e mjedisit dhe ajo e infrastrukures për realizim, ndërsa ministria e brendshëm apo ajo e kulturës janë me zero lekë investime. Edhe në rastet kur institucionet kanë kryer shpeznimet ato kanë qenë me së shumti me finacim të huaj. Kjo ngrirje investimesh ka ardhur kryeisht si pasoje e kushtit të fondit monetar ndërkombëtar për të frenuar për të parë ecurin e financave. Nisur nga kjo situatë, ministria e financave ka nisur nga puna për rishikimin e buxhetit 2014. Parashikohet që të kryhet një korigjim i treguesve, çka do të thotë rishpërndarje të parave nga një intitucion tek një tjetër. Por, rishikimi i buxhetit mund të kryhet edhe në muajin shtator me qëllim për të parë edhe ecurine e financave publike gjatë periudhës së verës.