http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari Lulzim Basha ishte i pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD-së në Lushnjë. Në vijim të kuvendeve zgjedhore që PD-ja po mban në të gjithë vendin, Basha tha se gjithkush mund ta konfirmojë thënien e vjetër se pozita më e keqe është ajo kur të drejton kërkushi, apo siç mund ta përkthejmë në gjuhën e sotme, i padituri, i paafti, i pavirtytshmi. Ndërsa anëtarësia e PD-së ka barrën dhe përgjegjësinë që me votën e saj të zgjedhë drejtuesit e PD-së, zoti Basha ka qenë i prerë në kriteret që duhet të përmbushë çdo kandidat që do të drejtojë strukturat e PD sot, dhe çdo i zgjedhur që do të jetë në drejtim të vendit nesër. "Drejtuesit e mirë nuk e kanë të shkruar në ballë. Ata janë apo bëhen të tillë në raport me alternativën tonë politike të lirisë dhe demokracisë, ata janë dhe bëhen të tillë në raport me përkushtimin e tyre ndaj vlerave të zhvillimit, të nismës së lirë dhe sundimit të ligjit, janë dhe bëhen të tillë në raport me kontributin që kanë dhënë, japin dhe do të japin në PD. Kryetari i PD Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh për të gjithë të zgjedhurit e rinj dhe ata që pritet të zgjidhen në ditët në vijim, nga niveli më i ulët drejtues i strukturave të PD-së, deri në nivelin më të lartë. "Ky është momenti i një përgjegjësie të madhe për secilit prej jush para anëtarëve te Partisë Demokratike që ju ka mandatuar dhe ju ka besuar, që pret shumë prej jush dhe ka varur shume shpresa tek Partia Demokratike. Ne kemi detyrimin t'i përfaqësojmë me nder këta demokratë që na kanë besuar. Kemi detyrimin të mos i zhgënjejmë, por të jemi në nivelin e pritshmërive të tyre. Kemi detyrimin të jemi trasparentë dhe llogaridhënës në çdo moment para tyre për çdo gjë", tha Basha.