http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Emigrantët shqiptarë në Greqi zënë një vend të rëndësishëm në reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare, dhe sipas ministrit Erjon Veliaj, një sërë problemesh janë në zgjidhje e sipër. Gjatë një takimi me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Selanik, Veliaj kërkoi edhe ndihmën e tyre në promovimin e Shqipërisë. "Po fillojmë përgatitjet për votën e emigrantëve, por njëkohësisht na duhet të funksionojmë edhe si një agjenci për promovimin e Shqipërisë, sidomos për çështjet e ekonomisë dhe bizneseve që mund të zhvendosen në Shqipëri. Lidhur me çështjen e pazgjidhur të pensioneve, ministri Veliaj premtoi se Tirana zyrtare është në kontakt me qeverinë greke për të mundësuar nisjen e negociatave sikurse ka ndodhur me Italinë.