Notat fiktive në provimin e Letërsisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në shkolla vendosen nota fiktive, të ndikuara nga politika dhe vitet elektorale. Këtë fakt e dëshmuan e rezultatet e provimeve Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe të maturës shtetërore të cilat ishin më te ulëta se çdo vit më parë. Nëse e krahasojmë me maturën e kaluar që cila përkoi me periudhën e zgjedhjeve të përgjithshme, këtë vit kemi dy herë më shumë mbetës në provimin e Gjuhës Shqipe dhe 3 herë më pak nxënës me notën 10. Zv/Ministria e Arsimit Nora Malaj deklaroi se administrimi i rrepte i provimit këtë vit dhe ndarja e shkollës nga politika, pasqyroi nivelin real të maturantëve. Pas vlerësimit të provimeve, rezultoi se maturantet e sivjetshëm nuk njohin gjuhën amtare. Në të gjithë vendin, vetëm 3 maturantë kanë marrë pikët maksimale ose thëne 10 e merituar. Nota 6 dhe 7 dominon në rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe gjë që do t'i penalizojë në përzgjedhjen e degëve të shkollës së lartë. Ndërkohë 2600 maturantët që nuk arritën të kalonin këtë vit iu digjet mundësia për të aplikuar për në Universitet.

Share This Video


Download

  
Report form