Të enjten në mbrëmje kulmuan ditët e pelegrinazhit në Kishën e Laçit. Me mijëra pelegrinë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj, kishin nisur rrugën e pelegrinazhit që në orët e para të mëngjesit, për t'u vendosur në këtë vend të shenjtë gjatë natës.