Organizata Freedom House publikoi sot raportin e saj vjetor "Vendet në Tranzicion", mbi proceset demokratike të 29 vendeve në zhvillim në rajonin e Evropës Qendrore dhe Euroazisë. Shqipëria dhe Kosova kanë shënuar përparim të lehtë krahasuar me vitin e kaluar.