Ditmir Bushati: Besimplotë që Franca do na mbështesë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gazetarja Mira Kazhani: Zoti Ditmir Bushati çfarë u bisedua në Francë? Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Kemi patur mundësi me presidentin Holand dhe Ministrin e Jashtëm Fabius për të diskutuar çështjen e statusit të vendit kandidat, perspektivën e Shqipërisë përtej statusit të vendit kandidat. Marrëdhëniet bilaterale, situatën në rajon dhe arkitekturën e sigurisë evropiane. Seanca do të jetë një mbështetje e Shqipërisë në të gjitha këto procese dhe raporti i Komisionit Europian të këtij viti pasqyron realitetin e reformave në Shqipëri dhe do të vlerësohet si i tillë nga Franca. Gazetarja Mira Kazhani: Zoti Ministër për çfarë ishin të shqetësuar autoritet franceze? Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Kemi diskutuar për mundësinë e Shqipërisë si një vend që mund të projektojë më shumë paqe stabilitet dhe demokraci në rajon. Një Shqipëri e cila mund të jetë pikë referimi në rajon, për mbështetjen që presidenti Holond i ka dhënë procesit për bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore. Për projektet e përbashkëta të Shqipërisë dhe Francës dhe iniciativës gjermane, e cila është përplotësuese me atë franceze për të pasur një prani më të fortë evropiane në rajon dhe një perspektivë që jetësohet nga instrumenteve konkret për të gjithë vendet e Ballkanit perëndimore, duke përfshirë Shqipërinë dhe potencën që ka Shqipëria në rajon. Nuk kam vënë re shqiptime të artikuluara nga miqtë francez sot, përkundrazi inkurajime për reformat që kemi marrë dhe rrugën e vështirë që e pret Shqipërinë në procesin e shtetndërtimit demokratik. Gazetarja Mira Kazhani: A ka thënë po franca? Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Besoj se do të pranohemi me marrëveshje dhe një lloj mirëkuptimi që në pozicionin që kam të mos shprehem në emër të vendeve anëtare. Vendet anëtare do të shprehen me datën 23, Ministrat e Jashtëm me datë 27 dhe kryetarët e shteteve. Por thashë edhe një herë tjetër, vizita jonë e dytë në Francë brenda pak muajsh na ka dhënë një besim më të madh, jo thjesht për çështjen e vendit kandidat, por edhe për prespketivën që e pret Shqipërinë përtej statusit dhe rolin që duhet të luajë në rajon.

Share This Video


Download

  
Report form