Tur sensibilizues me biçikleta nëpër Europë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nën moton "Lëvizje e lirë për kosovarët"", 6 çiklistë nga Kosova kanë ndërmarrë një tur sensibilizimi duke përshkuar me biçikletat e tyre distancën nga Brukseli me destinacion final në Prishtinë. Të hënën në mëngjes ata mbërritën në portin e Durrësit për të vazhduar më pas udhëtimin drejt Kosovës. Gjatë këtij turi, ata kanë ndaluar në disa shtete europiane ku kanë marrë përgëzime nga qytetarë të ndryshëm për nismën e tyre. Deri tani 6 çiklistët kanë përshkuar afro 2100 km me biçikletat e tyre. Sipas planit që kanë bërë që në nisje të këtij turi ata do të mbërrijnë në qytetin e Prizrenit me 10 qershor, ditën e çlirimit të tij dhe më pas do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës. Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në procesin e liberalizimit të vizave në Bashkimin Evropian. Brukseli zyrtar është deklaruar se institucionet e Kosovës kanë shënuar përparime në përmbushjen e kritereve për heqjen e vizave, por se ka mbetur ende shumë punë tjetër për t'u bërë. Një vlerësim për këto kritere pritet të jepet në shtator të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form