Rruga ekonomike drejt BE-së - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipërisë i duhen reforma të domosdoshme në fushën ekonomike ndërsa qeveria nga ana tjetër duhet të nisë të identifikojë sektorët që garantojnë rritje ekonomike. Sipas një studimi të Fakultetit të Ekonomisë, vendi ynë nëse vijon çdo vit të prodhojë këtë rritje ekonomike atëherë mund të arrijë nivelin e jetesës së Bashkimit Europian pas 70 vitesh. Tashmë e ardhmja e ekonomisë nuk duhet të shihet të në politikën e taksave, të ulta apo të larta. Sipas pedagogëve, sfida më e madhe e vendit janë gjetja e burimeve të cilat sjellin punësim dhe të ardhura. Grafiku tregon trendin që ka patur rritja ekonomike e vendit tonë, ku pas nisjes së krizës në vitin 2008 trendi ka ardhur në zvogëlim. Për 2014-ën qeveria dhe FMN parashikojnë që ekonomia kombëtare të rritet me 2.1%, dhe ky trend të vijojë në ngjitje deri në 2017-ën ku pritet që produkti i brendshëm bruto ta rrijë në 4.5%.

Share This Video


Download

  
Report form