http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova po voton për zgjedhjen e Parlamentit te ri në atë që cilësohet proces kyç për të ardhmen e vendit. Deri në këto moment procesi i votimit vijuar normalisht me përjashtim të ndonjë incidenti sporadik. Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë e konsiderueshme sipas KQZ-së, pasi deri ne orën 11:00 votuan mbi dhjete % e votuesve një shifër më e lartë kjo krahasuar me pjesëmarrjen e zgjedhjeve të kaluara. Por ndërsa procesi vijon, problematike sipas KQZ-së është numri më i vogël i fletëve të votimit krahasuar me numrin e votuesve. Të drejtën e votës në këtë proces e kanë rreth një milionë e 800 mijë qytetarë. Ata do të votojnë për 30 subjekte politike. Nga këto 18 janë parti politike, 4 koalicione, 7 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po monitorohet nga 30 mijë vëzhgues vendas e të huaj.