Rregullat për furrat e bukës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Buka për vetë natyrën si produkt ushqimor si dhe masivitetin e përdorimit të saj nga konsumatorët kërkon respektimin e disa standardeve në prodhim dhe shitje. Higjena, ambalazhimi dhe etiketimi, mielli, ngjyruesit e përdorur janë  qenë disa nga kriteret e kërkuara nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar te Ushqimit gjatë kontrolleve të ushtruara. Kreu i AKU-së shprehet se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe do të fokusohen edhe në elementë  të tjerë të prodhimit dhe tregtimit të bukës. Madje shumë shpejt priten edhe përmirësime ligjore për certifikimin e punonjësve të furrave dhe tregtimit në pikat e autorizuara të shitjes së këtij produkti. Në një tryezë bisedimi me përfaqësues të shoqatës së prodhimit të bukës nga i gjithë vendi drejtori i AKU-së u ka kërkuar respektimin e masave për sigurinë ushqimore. E në rast të shkeljeve sipas tij do të zbatohet ligji në fuqi me masat administrative si gjoba apo edhe mbyllje të aktivitetit. Ajo që i shqetëson më shumë prodhuesit e rregullt  të bukës është informaliteti që ekziston në këtë sektor. Rreth dy vjet më parë AKU ndërmori nismën për prerjen e bukës dhe futjen në përdorim të qeseve të letrës. Sipas shoqatës, kjo gjë fillimisht u zbatua në shumicën e furrave por gradualisht ky seriozitet u braktis, e detyrën për ta rikthyer e kanë inspektorët e AKU.

Share This Video


Download

  
Report form