Një kompani e njohur ndërkombëtare ka në plan të rigjallërojë prodhimin e duhanit në Shqipëri, një industri prej vitesh në vështirësi të thellë. Ekspertët e 'Star Tobacco International' prej 6 muajsh ndodhen në Shqipëri për të studiar tregun dhe kontaktuar me fermerët.