http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse një pjesë e festave dhe datave të shënuara për të drejtat e njeriut në shumë raste vijnë me protesta, dita ndërkombëtare e fëmijëve kujtohet ndryshe. Në këtë 1 qershor, mesazhin për më shumë vëmendje dhe kujdes fëmijët e përcjellin me atmosfere festive.Me dhjetëra fëmijë janë mbledhur ne ambientet e "Concord Center", duke shkëmbyer dhurata por edhe duke i ofruar të rriturve një shfaqje me muzike si dhe piktura. Toska Zhonga, organizatori i këtij eventi, thotë se shfaqja ishte menduar sin je dhurate e te vegjëlve për të gjithë klientët dhe vizitorët e qendrës Concord. Ne fakt, qendra "Concord" ia ka kushtuar të gjithë ditën fëmijëve të cilët i janë gëzuar dhuratave si dhe atmosferës argëtuese.