https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Dashuria naive" e Kadaresë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
U deshën 60 vjet që ky libër të shihte dritën e botimit. Është fjala për atë roman që përflitej prej kohesh nga botuesi shqiptar Ismail Kadare, e që pas dilemash disa vjeçare është publikuar këtë fundjave nën titullin "Mjegullat e Tiranës" edhe pse dorëshkrimi quhej "Dashuria Nr.2". Bujar Hudhri, tregon se ky roman është autoportreti i një historie dashurie të shkrimtarit Kadare gjatë viteve që ai ka qene student në Tiranë. Duke qene se vetë Kadare e konsideron veprën naive, pasi ajo u krijua para se shkrimtari të shkonte në Moskë, romani është botuar pa asnjë ndërhyrje artistike. Por, përveç faktit se vepra është romani i parë i shkrimtarit tonë më të njohur në botë, ka edhe një detaj tjetër që e bën historinë e dashurisë kureshtare për lexuesin. Hudhri zbulon se në fakt e njëjta histori ka qene frymëzim i romanit "Dashuria e Mimozës" që Nasho Jorgaqi botoi në vitet '60. Pavarësisht faktit se Kadare e quan këtë roman të papjekur, vepra është shumë e rëndësishme për studiuesit e tij. Jo më kot botimi i "Mjegullat e Tiranës", shoqërohet me bisedën dhe komentet e Viola Isufajt, e cila prej vitesh studion veprën e shkrimtarit.

Share This Video


Download

  
Report form