http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
2 kandidaturat e reja për ambasador në Kroaci dhe Suedi kanë rikthyer në Komisionin e Jashtëm debatin për nivelin e kandidaturave politike në emërimet e qeverise Rama. Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, ka deklaruar se nga 15 ambasadorë që qeveria ka propozuar në këto muaj, 8 janë kandidatura politike. Sipas Bumçit qeveria nuk po bën reformë duke kritikuar rastin e Ardian Ndrecës i cili nuk u dekretua nga Presidenti si ambasador në Vatikan dhe u dërgua nga qeveria në këtë vend si i ngarkuar me punë. Por mazhoranca i ka kujtuar demokratëve gabimet që kanë bërë në politiken e jashtme kur ishin në pushtet duke theksuar se Ardian Ndreca ishte një kandidature dinjitoze që Presidenti duhet ta kishte mbështetur. Marrëdhënia mes qeverisë dhe Presidentit të Republikës deri tani nuk ka qene e lehte, pasi kreu i shtetit ka refuzuar të dekretojë dy ambasadorë Ardian Ndrecen në Vatikan dhe Ermir Gjinishin në Emiratet e Bashkuara Arabe