Shqetësimet e turizmit 2014 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sezoni turistik edhe këtë verë do të përballet me një sërë sfidash, të cilat kërkojnë zgjidhje me qellim përmirësimin e sektorit i cili mban dhe peshën më të madhe të punësuarve. Shoqatat turistike kërkojnë një strategji të qartë me qellim zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, i cili sot numëron 60 mijë të punësuar me kohë të plotë. Qeveria është në fazën përfundimtare të hartimit të ligjit të ri për turizmin i cili i jep përgjigje një sërë problematikave. Sipas ministres Eglantina Gjermeni një sërë masash janë marrë në këtë sezon turistik, duke nisur që nga përcaktimi i hapësirave publike dhe atyre private. Sipas të dhënave, 20 % e hapësirave bregdetare do të jenë publike. Pjesë e masave të marra në këtë sezon janë edhe afishimi i çmimeve në plazhet publike, pastrimi i tyre si dhe prishjet e objekteve pa leje. Por ndërkohe sfida më e madhe e turizmit shqiptar është raporti jo i drejtë mes asaj që paguajmë dhe shërbimit që marrim.

Share This Video


Download

  
Report form