Vetëm pak orë pasi shumica dërrmuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i vlerësoi zgjedhjet e së dielës në Ukrainë dhe bëri thirrje që t'i jepet fund dhunës e të rivendoset qetësia në vend, militantët pro-rusë rrëzuan një helikopter të ushtrisë ukrainase duke vrarë 14 persona, mes të cilëve edhe një gjeneral.