Bienalja e Arkitekturës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
65 mijë euro janë paguar nga Ministria e Kulturës dhe Këshilli i Ministrave për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bienalen e famshme të Arkitekturës në Venezia. Si një prej aktiviteteve më të rëndësishëm promovues të artit, edicioni i 14-të i kësaj Bienale duket se është parë nga qeveria si një formë e promovimit të vendit përmes kulturës, pikërisht në ditët që përkojnë edhe me marrjen e vendimit për statusin e Shqipërisë nga BE. Edi Hila dhe Adrian Paci, janë dy artistet shqiptarë që do të na përfaqësojnë në pavionin tonë. Edhe pse një Bienale Arkitekture, kuratorët që kanë përzgjedhur punët e Shqipërisë kanë dashur veprat e Hilës dhe Pacit pasi pas telajos apo video-instalacionit ato i flasim mënyrës sesi ndryshimet socio-kulturore në vend janë reflektuar tek arkitektura. Pavioni i Shqipërisë në Bienalen e Venezias do të çelet me 7 Qershor dhe do të qëndrojë i hapur deri më 23 Nëntor. Në edicionin e 14-të të ekspozitës ndërkombëtare, marrin pjesë 40 shtete.

Share This Video


Download

  
Report form