http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ukraina përgatitet për zgjedhjet presidenciale të së dielës, mes tensioneve dhe përplasjeve në lindje të vendit. Pasiguria mbetet e lartë në ato rajone. Në përleshjet e fundit mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë janë shënuar edhe nëntë viktima. Mbështetësit e Rusisë në Donjeck, të cilët pak javë më parë shpallën mëvetësinë, duken të vendosur për të penguar procesin zgjedhor në atë rajon. Mbi një mijë vëzhgues ndërkombëtarë pritet të ndjekin nga afër procesin e së dielës. Një ditë më parë, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, tha se do të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve në Ukrainë. Megjithatë ai denoncoi, atë që e cilësoi shtypje, e cila çoi në rrëzimin e ish-Presidentit,Viktor Janukoviç.