http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pogradeci çeli sezonin turistik, ku veç autoriteteve shqiptare ishin edhe drejtues të qeverisë dhe pushtetit lokal në Kosovë por munguan përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni. Për kryetarin e bashkisë, Artan Shkembi Pogradeci është nga qytetet më të veçanta në vendin tonë, sa për bukuritë që ofron, liqenin, por mbi të gjitha për mikpritjen dhe kuzhinën karakteristike. Kuzhina pogradecare ka qenë befasi edhe për ministren e turizmit, Eglantina Gjermeni, por dhe atë të Kosovës Bernard Nikaj.