"Qyteti i Durrësit, Dyrrahu apo Epidamnus siç quhej në fillesat e tij, është një ndër qendrat më të lashta dhe më të rëndësishme në Shqipëri. Thonë se kudo të gërmosh në qytetin bregdetar, nxjerrin kryet gjurmët e antikitetit, të cilat të kredhin thellë në historinë e tij. Gjurmë, që sot po shuhen, po zhduken, po shpërbëhen, jo nga koha, por nga pushtuesit modernë prej betoni, që po hanë e po shkatërrojnë çdo vlerë të tij"...