Nga pesë variante të ndarjes së territorit të vendit, komisioni parlamentar do të përzgjedhë këtë javë një. Harta e përcaktuar si më e volitshmja do të zbresë më tej për konsultime dymujore me komunitetet dhe drejtuesit e tyre, si dhe do t'i nënshtrohet një sondazhi për të marrë opinionin e qytetarëve.