Efektet e Rrugës së Kombit në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Investimi në rrjetin rrugor në Kosovë, ka qenë domosdoshmëri, duke qenë se nuk ishte ndërhyrë që prej vitit 1981. Amortizmi ndër vite dhe periudha e luftës, e shkatërruan infrastrukturën. Tashmë, mund të thuhet që gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për mirë. Rruga e Kombit mbetet një prej projekteve më madhështore në infrastrukturën e shtetit të ri. Madje, pjesa e kësaj autostrade që përshkon territorin nga Vërmica në Prishtinë, është edhe më e arrirë se ajo Morinë-Durrës, dhe këtë e pohojnë vetë udhëtarët që e bëjnë shpesh aksin nga të dyja anët e kufirit. Siç tregojnë zyrtarë të qeverisë së Kosovës, veç lehtësisë në udhëtimin e njerëzve, si shkurtimi i kohës apo ulja e kostos së transportit, të paktën për shtetin e ri, efektet e para ekonomike kanë nisur të ndihen. Për cilësinë e autostradës me parametra bashkëkohore, shteti i Kosovës është vlerësuar edhe me çmime të rëndësishme ndërkombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form