http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E shtuna e dytë e muajit maj shënon gjithnjë çeljen e sezonit turistik veror në qytetin bregdetar të Vlorës, që sivjet e favorizuar edhe nga moti shumë i mirë krijoi një gjallëri të veçantë, mikpritje për turistë të shumtë vendas dhe të huaj që pritet ta vizitojnë bregdetin. Në ceremoninë hapëse morën pjesë grupe të ndryshme muzikore nga gjitha trevat shqiptare që i dhanë një tjetër atmosferë festës.Nënkryetari i bashkisë së Vlorës, Arben Beqiri garantoi se autoritetet lokale garantojnë një sezon të mbarë e të suksesshëm. Ndërkohë, vizitorë të shumtë nga rrethet që ishin sot në Vlorë për hapjen e sezonit veror thonë se Vlora do të jetë një nga vendet e preferuara për pushime, pavarësisht mangësive. Plazhet e Vlorës për vetë bukurinë e natyrës, janë nga zonat më të frekuentuara për pushuesit, jo vetëm ata nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, Maqedonia, dhe disa vende europiane ku jetojnë e punojnë shqiptarët.