http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse peshëngritja zë peshën kryesore të suksesit në vendin tonë, duket se emri i Shqipërisë do përmendet që këtej e tutje edhe në një tjetër disiplinë atë të kikboksit. Sportistët shqiptarë edhe pse në vitin e parë të organizimit të tyre në këtë sport kanë arritur të fitojnë 7 medalje nga të cilat: 4 tituj botëror për të rinj dhe të rritur në kampionatin botëror të kikbokist në Spanjë. Për të rinjtë Shqipëria fitoi tre medalje ari, nga të cilat dy Edison Shehaj dhe një Brus Jakupi dhe dy bronzi medalje të rrëmbyera nga Stiven Jakupi. Ndërkohë për të rritur kombëtarja kuqezi rrëmbeu një medalje të artë në peshën 81 kg me Frenkli Myftari dhe një medalje të argjendë me Julian Alla. Kampionati botëror i kikboksit për të rinj dhe të rritur u zhvillua nga data 30 prill deri në 4 maj në Joret de Mar me pjesëmarrjen e 35 shteteve dhe 500 garuesve. Surpriza e vërtetë e këtij eventi ndërkombëtar ishte kombëtarja kuqezi e cila edhe pse merrte pjesë për herë të parë dhe kishte vetëm një vit që ishte krijuar si Federatë në Shqipëri, arriti të rivalizonte denjësisht me emrat potente të këtij sporti.