Pro-rusët u tërhoqen pas ofensivës së trupave ukrainase në Slloviansk, në lindje të Ukrainës. Agjencia ruse e lajmeve "Interfaks" raporton se "trupat qeveritare morën nën kontroll kullën e transmetimit të një televizioni dhe kryengritësit u tërhoqën më thellë brenda qytetit".