http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 80 biznese të sektorëve të ndryshëm presin në ditën e tretë të panairit kërkesat e shumta për punë. Pjesa më e madhe e punëkërkuesve janë të rinjtë e sapodiplomuar, të cilët kërkojnë që eksperiencën e tyre të parë të punës ta marrin në profilin e tyre. Por nga 6200 vende pune të ofruara nga të gjitha kompanitë në këtë panair, sektorët që kanë nevojë për më shumë punonjës janë fasoneria, ndërtimi dhe Call Center me gati 5500 oferta dhe vetëm pjesa më e vogël i përket sektorit bankar, kompanive celulare dhe atyre të sigurimeve. Për të gjetur një punë të kualifikuar me këtë numër të lartë kërkesash, pritjet për punësim për këta të rinj do të jenë të gjata.