Shembet dheu, shënohen 3 viktima - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona kanë humbur jetën mbrëmë nga rrëshqitja e një masivi dheu dhe gurësh në aksin rrugor Gramsh-Moglicë gjatë punimeve për ndërtimin e hidrocentralit mbi Kaskadën e lumit Devoll. Viktimat janë Sokol Elmazi 34 vjeç, Oltjon Koka 21 vjeç që të dy nga Kavaja si dhe 69-vjeçari Italian, Xhovani Piana. Tre viktimat janë pjesë e një brigade që merret me pastrimin e shpateve të maleve nga gurët lëvizës dhe më pas me vendosjen e rrjetave mbrojtëse. Sipas specialistëve, reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit kanë ndikuar më së shumti në shembjen e shkëmbit që u ka marrë jetën e tre personave, përfshi këtu edhe inxhinierin Italian. Asnjë nga përfaqësuesit e firmës norvegjeze që kryen punimet për ndërtimin e HEC-it mbi lumin Devoll, nuk ka pranuar të flasë për ngjarjen. Ndërkohë, kryetari i Komunës Moglicë Afrim Beqiraj thotë se viktimat ishin të specializuar për punime të kësaj natyre. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar një grup ekspertësh por dhe oficerë të policisë gjyqësorë që kanë marrë në pyetje personat e pranishëm në momentin e ngjarjes. Gjithashtu grupi i hetimit ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e firmës norvegjeze, por dhe asaj nënkontraktuese shqiptare që kryente kryesisht punime në shkëmb për të cilën punonin viktimat. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit, prokuroria e Korçës do të japë konkluzionet përfundimtare për ngjarjen.

Share This Video


Download

  
Report form