http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skënderbeu dështoi të shpallej për të katërtën herë radhazi, që tri javë para mbylljes së Superligës. Korçarët u mposhtën në Durrës, nga Teuta e vendit të katërt, me rezultatin 2 me 1. Për djemtë e detit, shënoi Samb në minutën e 59-të, ndërsa Jakupi dyfishoi në të 86-ën. Goli i Pejiç për Skëndërbeun, në minutën e 90, shërbeu vetëm si statistikë, pasi nuk kishte më kohë për përmbysje. Pavarësisht kësaj, ujqërit e dëborës mbeten në krye, me 57 pikë, shtatë më shumë se Partizani i vendit të dytë dhe Kukësi, që nuk shkoi më shumë se një barazim 1 me 1 në fushën e tij, kundër Laçit. Në këtë mënyrë verilindorët, nuk arritën të përfitonin për të shkurtuar diferencën në renditje. Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Izuçuku për kuksianët në minutën e 44-rt, ndërsa Xhejms barazoi shifrat në të 54-ën minutë. Në ndeshjet e tjera, Tirana mposhti Vllazninë në "Qemal Stafa", 2 me 1, ndërsa po në kryeqytet Partizani fitoi minimalisht me Kastriotin, 1 me 0. Besa shkatërroi Lushnjen 3 me 0, në Kavajë. Që të tre golat për verdhezinjtë u shënuan nga Sefa, në të 30-ën minutë, 49-ën dhe 84-ën. Flamurtari i Vlorës, fitoi 3 me 0 në tavolinë me Bylisin e dënuar. Duhet theksuar se ndeshjet e së shtunës u zhvilluan në kushte shumë të vështira, pasi fushat ishin rënduar nga moti me shi.