http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës akuzon kryeministrin Rama se po bllokon në mënyrë të qëllimshme punimet për bulevardin e Tiranës. Në një deklaratë për mediat, nënkryetari bashkisë Enno Bozdo tha se së fundi, kreu i qeverisë i ka kërkuar fondit të Abu Dabit që të ndërpresë financimin e kësaj vepre për kryeqytetin.Ky denoncim i Bashkise nuk është shoqëruar me ndonjë shkrese qe te vërtetojë akuzat, ndërkohë qe pritet reagimi i qeverise. Kredia që fondi i Abu Dabit ka dhënë për zgjerimin e pjesës veriore të bulevardit të kryeqytetit kap vlerën e 63.5 milionë dollarëve, ajo është me interesa të ulët dhe parashikohet të shlyhet brenda 15 viteve. Që prej shatorit kur bashkia nisi ndërtimin e bulevardit të Tiranës dhe deri tani, punimet janë bllokuar disa herë.