http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur flasim per sigurine rrugore, sinjalistika eshte nje nga elementet me te rendesishem te saj shpesh shkaku kryesor i aksidenteve. Por pothuajse ne te gjitha akset rrugore ky element mungon, si pasoje e mosvendosjes ose e vjedhjes. E njejta situate eshte edhe ne segmentet e ndertuara se fundmi, nga Rrogozhina per ne jug te vendit, ku ne oret e nates udhetohet ne erresire te plote. Me nje fond prej 4.5 milione dollare, ministria e Transporteve do te vendose jo vetem sinjalisitiken, por edhe do te kontrolloje sigurine e punimeve ne rruget qe te cojne ne plazhet e jugut.Inspektimet kane nisur ne zonen e Malit te Robit, nga specialistet italiane dhe shqiptare. Permes aparaturave po matet cilesia e punimeve, trashësia e asfaltit dhe ruajtja e standardeve te parametrave te duhur. Ne pjesen me te madhe te aksit Golem- Kavajë punimet kane perfunduar, por me mungesën e sinjalistikes dhe barrierave ndarëse dhe mbrojtëse te rrugës.