http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Maqedonia është në heshtje zgjedhore këtë të shtunë. Të dielën mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe raundi i dytë i presidencialeve. Prej mesnatës ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore dhe partitë politike i kanë dhënë fund fushatës 30 ditore, por me një ndërprerje më 13 dhe 14 prill, për shkak të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Për herë të parë në këtë vend, që nga periudha e marrjes së pavarësisë, po zhvillohen dy palë zgjedhje në një datë.Ndërsa qytetarët shqiptarë dhe ata maqedonas, reflektojnë sot se për cilën parti do të shprehen nesër, procesi i votimit po kryhet këtë të shtunë në diasporë. Qytetarët në emigrim do të zgjedhin tre deputetë, të ndarë sipas tri njësive zgjedhore, Europë, SHBA-Kanada dhe Australi. Gjithashtu sot është dita kur votojnë të burgosurit dhe personat me aftësi të kufizuar.