http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Xheki, një ish-trafikant droge del nga burgu dhe rikthehet në shtëpi tek e dashura e tij. Por, pavarësisht qëllimeve të mira, ai gjen në shtratin e tyre një kapele mashkulli, nga e cila nis gjithçka! Kled Kapexhiu ka vendosur të provokojë me pjesën amerikane të Stephen Adly Guirgis (Stiven Adli Gërxhës), e cila ngjalli jo pak polemika kur u ngjit për herë të parë ne Broadway në vitin 2011. Regjisori i ri, tregon se më shumë se sa titulli i cili është ngacmues, vetë drama është e ashpër dhe e vërtetë. Premiera që vjen këtë të premte mbrëma në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar, ka kështu për protagonistë pesë aktorë të afirmuar tashmë në skenën vendase. Edhe pse drama amerikane, ka dhunë dhe fjalor të rëndë, në thelb mesazhi është dashuria. Pjesa nuk lejohet të shihet për publikun nën moshën 16 vjeç dhe do të vijojë të shfaqet në Teatrin Kombëtar këtë fundjavë dhe në fillim të muajit Maj.