Shqipëria dhe Mali Zi do të aplikojnë për fonde të përbashkëta tek Bashkimi Europian të cilat do të shërbejnë për realizimin e projekteve ndërkufitare dhe rajonale të turizmit. Një prej këtyre projekteve është ai i Alpeve i shtrirë mes kufijve të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës.