Ekspozohen pikturat klasike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo vepër që shihni është ndër më të çmuarat dhe cilësoret e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. E titulluar "Duka i Burgonjes", pra i njohur ndryshe si Luigji i 14-të, vepra mban autorësinë e Rigos, një nga piktoret më të njohur francezë të periudhës kur mbretëroi Luigji i 14-të. Suzana Varvarica, specialiste e artit pamor, shpjegon pse kjo vepër është ndër më të rëndësishmet për ne dhe tregon historinë se si ajo erdhi në Galeri. Por kjo vepër, është vetëm një nga 40 të tjera të cilat Galeria Kombëtare e Arteve i ka nxjerrë nga fondi i saj për t'u ekspozuar për publikun deri më 14 Maj. Nën titullin "Piktura Klasike 1500-1900", veprat tregojnë në një farë mënyrë edhe historinë e familjeve të pasura shqiptare apo artdashëse, prej të cilave ato u morën. Në ekspozitë, ka dalë nga fondi edhe vepra e cila u përfol pak kohë më parë mediatikisht si piktura autentike e Tizianit, artistit të famshëm italian. Ashtu siç pritej, vepra është etiketuar "Anonim" dhe si Shkolla e Tizianit, pra dorë e një artisti që imiton stilin e tij.

Share This Video


Download

  
Report form